Konaku i Malësorit eshte nje shtepi malore elegante me nje kombinim te bukur te modernes me antiken. Arkitektura e saj e jashtme eshte tipike vendase me nje kombinim te gurit dhe drurit vendor. E veqant e Konaku i Malësorit eshte se u ndertua ne vitin 1988 ,ndersa gjate luftes se fundit ballkanike te viteve 1998/1999 sherbeu si konak i refugjateve dhe ushtareve te plagosur ne betejat e Dukagjinit te cilet pranuan tretman shendetsor, fjeteje dhe ushqim, deri sa u djeg ne prillin e vitit 1999 nga forcat paramilitare Serbe, pas perfundimit te luftes u rindertua dhe mori pamjen qe ka sot. E veqant tjeter eshte se gjendet ne fshatin Drelaj i cili eshte fshati me i vjeter ne treven e Rugoves, me nje pamje shum te veqant rrethuar me shkembinje te larte qe e bejn shum karakteristik kete fshat.